Lagerback: Gabimi na kushtoi

dardanmiftari | Sunday, June 13, 2010 | 0 Komente

Nigeria pësoi disfatë minimale nga Argjentina në ndeshjen e parë të Botërorit, disfatë për të cilën përzgjedhësi i Nigerisë, Lars Lagerback, shprehet të jetë shkaktuar nga një gabim i vetëm në mbrojtje.
“Është e pafat që një gabim i yni në mbrojtje kushtoi me gol. Një shpërqendrim momental e krijoi golin, por kjo është loja në këtë nivel”, theksoi Lagerback.
I pyetur nga gazetarët se pse nuk i shtrëngoi pas ndeshjes duart me Maradonan, Lagerback tha: “Unë kam respekt për Maradonan dhe do të doja t’i shtrëngoja duart me të. A duhet patjetër të bëjmë kështu? Mendoj se mund t’i shtrëngoni duart në çdo moment. Tani duhet të fokusohemi në ndeshjet tjera”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...