Le Guen ka besim në Eto’o

dardanmiftari | Monday, June 14, 2010 | 0 Komente

Trajneri i kombëtares së Kamerunit, Paul Le Guen, thotë se ai ka besim në sulmuesin Samuel Eto’o, në prag të ndeshjes së parë të tyre në Afrika e Jugut 2010, kundër Japonisë.
Eto’o kërcënoi se do të largohet nga ekipi kombëtar gjatë javës së kaluar, pas kritikave nga legjenda e futbollit kamerunas, Roger Milla. Por sulmuesi i Interit ka ndryshuar mendje dhe do të jetë pjesë e ndeshjes kundër Japonisë.
“Eto'o e di se çfarë është mirë për të dhe për ekipin e Kamerunit. Ai është kampion dhe di të përqendrohet në gjërat që janë me rëndësi. Ne duhet të fokusohemi në gjëra të veçanta, jo gjëra të vogla”, ka thënë Le Guen.
Le Guen po ashtu thotë se Kameruni mund të bëjë befasinë në këtë kampionat, edhe pse e ka në grup kombëtaresh të vështira si Holanda dhe Danimarka.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...