Liverpool – Arsenali derbi i parë i sezonit të ri

dardanmiftari | Thursday, June 17, 2010 | 0 Komente

Liverpooli dhe Arsenali do të përballen me njëri tjetrin në Anfield në javën e parë të Ligës Premier, që fillon më 14 gusht.

Derbi tjetër i javës së parë do të jetë ai në mes të dy rivalëve të sezonit të kaluar Tottenhamit dhe Manchester Cityt, që do të zhvillohet në Whie Hart Lane.

Shorti i hedhur sot po ashtu ka nxjerrë nënkampionin Manchester United përballë një ekipi që riprovohet në Premier, Newcastle United.

Kampioni në fuqi, Chelsea, do ta fillojë mbrojtjen e titullit të Ligës Premier kundër ekipit të porsa-promovuar në elitën e futbollit anglez, West Bromwich Albion.

Ndeshjet e javës së parë të sezonit 2010/2011 në Ligën Premier:

Liverpool - Arsenal
Tottenham - Man City
Manchester United - Newcastle
Chelsea - West Brom
Sunderland - Birmingham
Aston Villa - West Ham
Blackburn - Everton
Blackpool - Wigan
Bolton - Fulham
Wolverhampton – Stoke

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...