Lucio: Ronaldo nuk ishte njeriu i ndeshjes

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Brazilit, Lucio, e ka quajtur ndeshjen agresive ndaj Portugalisë si normale, por ka akuzuar zyrtarët e FIFA-s për emërimin e Ronaldos si lojtari më i mirë i ndeshjes.
“Pa kurrfarë dyshimi, kjo është diçka nga FIFA. Ne e dimë se çfarë lojtari është ai, por në futboll nuk ka drejtësi. Ne e kemi ditur se të dyja ekipet duan të fitojnë edhe nëse duhet të jetë sfida më agresive”.
“Ne jemi të kënaqur që u kualifikuam të parët në një grup aq të vështirë. Ne duam të qëndrojmë këtu deri në finale, pa marrë parasysh se kush janë kundërshtarët”, deklaroi Lucio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...