Maradona: Paraqitje fantastike

dardanmiftari | Thursday, June 17, 2010 | 0 Komente

Argjentina ka spastruar nga rruga me mjeshtri të lartë Korenë e Jugut, ndërsa për triumfin prej 4-1, përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Armando Maradona, shprehet të jetë mjaft i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij.
“Lojtarët kanë bërë punë të mrekullueshme në fushë. Ata bënë saktësisht atë që biseduam para ndeshjes. Ata janë krenarë që mbajnë fanellën e Argjentinës dhe kjo shfaqet. Unë jam shumë i kënaqur dhe i relaksuar tani për tani”.
“Ne dominuam ndeshjen për pjesën më të madhe të takimit dhe e merituam plotësisht fitoren. Ndeshja ndaj Nigerisë tregoi se për çfarë jemi në gjendje, ndërsa tani i kemi përmbushur pritjet. Gabimi i Martin Demichelis ishte momenti i vetëm kur nuk e patëm lojën nën kontroll”.
“Ne luajtëm shumë më mirë se në ndeshjen e parë dhe jemi të gatshëm të përmirësohemi në ndeshjet në vazhdim. Ne jemi në rrugë të mirë, ndërsa nuk do të na interesojë çfarë po ndodh në grupet tjera. Ne patëm rastin ta luajmë lojën tonë ndaj koreanëve, përpos një periudhe të shkurtër pas pushimit. Ata bënë telashe vetëm kur ne bëmë gabime, kurse ne rrallë i bëmë ato”, ka thënë pas ndeshjes ‘el Pibe de Oro’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...