Mascherano: Zanetti është shembull

dardanmiftari | Saturday, June 19, 2010 | 0 Komente

Kur Javier Zanetti ishte lënë jashtë përfaqësueses argjentinase për këtë Botëror, ai kishte premtuar se do të ishte prapa ekipit në çdo moment, ndërsa këtë e vërtetoi dhe Javier Mascherano në një konferencë për shtyp.
“Dua t’iu tregoj juve diçka, që është shumë me rëndësi. Dua të them, se para dhe pas çdo ndeshje, unë pranoj mesazhe nga Javier Zanetti. Ky lloj veprimi e definon atë si futbollist dhe njeri. Ai vazhdon të mbetet shembull për ne”, theksoi Mascherano.
Diego Maradona bëri një nga zgjedhjet më kontroverse të kësaj dekade kur la jashtë formacionit kapitenin legjendar Zanetti, që sivjet e udhëhoqi Interin drejt një triplete historike.
Në deklaratën e parë pasi mori vesh se nuk do jetë pjesë e kombëtares, Zanetti tha, “Unë do të jem tifozi numër një i kombëtares”. Legjenda Nerazzure ndodhet në Afrikën e Jugut si analist i Televisa Deportes. Ai do të shkojë dhe në bazën e kombëtares Gauçose në Pretoria, me ç’rast pritet të mbajë një fjalim motivues.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...