Ozil në dyshim për Anglinë

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i talentuar gjerman, Mesut Ozil, ka marrë një lajm të hidhur dy ditë para ndeshjes së 1/8 së finales ndaj Anglisë. Bild njofton se gjyshja e Ozil ka ndërruar jetë.
Gjyshja e Ozil, që po lëngonte nga problemet shëndetësore, vdiq mbrëmjen e të enjtes në një spital të qytetit Bolu në Turqi. Mesfushori e mori lajmin në hotelin e skuadrës gjermane në Pretoria.
Funerali do të mbahet të shtunën në Turqi. Babai i Ozil, Mustafa, do të marrë pjesë në funeral, ndërsa ende nuk dihet nëse Ozil do të udhëtojë gjithashtu në Turqi, pasi që Federata Gjermane e Futbollit (DFB) nuk ka dhënë deri tani asnjë konfirmim mbi rastin.
Ozil ka qenë një nga yjet e Gjermanisë këtë Botëror, pasi i ndihmoi kombëtares Pancere që të shkelë Australinë dhe më pas me një supergol e kualifikoi Gjermaninë më tej. Ozil është turk me nënshtetësi gjermane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...