Queiroz: Ndaj Brazilit, ‘el Classico’ i vërtetë

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Para ndeshjes përfundimtare të Grupit G, mes Portugalisë dhe Brazilit, përzgjedhësi i portugez, Carlos Queiroz, ka deklaruar se ai pret një ‘el Classico’ të vërtetë ndaj Selecaos.
“Sipas spekulimeve që kam dëgjuar që pas hedhjes së shortit të Botërorit, të gjithë janë duke e pritur ndeshjen, Brazil-Portugali. Duke marrë parasysh cilësinë e futbollistëve që kemi, shpresojmë të luajmë futboll spektakolar. Tek e fundit, për këtë u krijua dhe Botërori, për lojtarët, për futboll të bukur, për cilësinë teknike të lojës dhe kreativitetin e lojtarëve tanë”.
“Është një Brazil mjaft ofensiv dhe nëse kemi posedim, natyrisht se do të bëhet më e lehtë. Por, unë e di se ekipi që do të takohemi është shumë solid, një ekip shumë i organizuar, me lojtarë të jashtëzakonshëm. Futbolli i tyre është realist”, theksoi Quieroz.
Portugalia dhe Brazili kanë një histori mjaft të brishtë njëra me tjetrën, pasi që portugezët ishin ata që formuan shtetin brazilian si koloni, ndërsa Queiroz mohoi që të ketë rol faktori historik, duke e zhvendosur menjëherë fokusin e tij në ndeshjen e të premtes mbrëma.
“Ne do të tentojmë ta ndryshojmë ritmin e Brazilit. Ne nuk luajmë për barazim, por për fitore. Ne do të tentojmë të fitojmë, siç e thashë, që të sigurohemi se jemi në gjendje të mirë për fazën tjetër”, përfundoi Quieroz para gazetarëve në konferencë për shtyp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...