Queiroz: Ndeshja ndaj Brazilit ishte festë

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Portugalisë, Carlos Queiroz, për dallim nga homologu i tij brazilian Dunga, ka deklaruar se ndeshja ishte një festë e vërtetë futbolli, duke u shprehur tejet i kënaqur me ekipin e tij.
“Mendoj se ishte një shfaqje e mrekullueshme, një festë futbolli. Brazili luajti shumë mirë në minutat e para, por pas periudhës së tyre të dominimit, Portugalia ngadalë filloi ta kontrollonte lojën. Në fund, ishte një ndeshje ku ne sulmuam dhe ata u mbrojtën. Tani duhet të festojmë, sepse Portugalia u kualifikua me meritë. Ishte një ndeshje e madhe futbolli, lojtarët luajtën ekstremisht mirë dhe ata duhet të përgëzohen”.
“Ne nuk pranuam gol dhe nga 26 ndeshjet e fundit, ne kemi mbajtur portën e pastër në 22 ndeshje. Lojtarët e mi ishin të gatshëm ta sakrifikojnë veten, të luftojnë për rezultat. Kur luani ndaj një skuadre si Brazili që ka lojtarë të mëdhenj, atëherë duhet të jepni gjithçka. Kur ishte e nevojshme të mbroheshim, ne mbroheshim, kur kemi pasur nevojë për të sulmuar, sulmonim. Mendoj se ekipi im si tërësi meritoi çmimin e futbollistit të ndeshjes”, është shprehur Queiroz pas takimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...