Ronaldo: Golat janë si ‘keçap’

dardanmiftari | Monday, June 14, 2010 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo nuk është i brengosur për formën e tij në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010, pasi që, sipas tij, golat vijnë sikurse kur del keçapi nga shishja e tij.
“Golat janë sikur keçapi kur derdhet nga shishja, del i tëri përnjëherë. Por nuk jam i brengosur. Zoti e di kush punon shumë dhe kush meriton. Unë jam shumë i qetë. Unë dua të kem një kampionat të mirë, kush e di, ndoshta të jem më i miri. Do të luftoj për këtë. Synimi im gjithmonë ka qenë të jem më i miri”.
“Me topin jam mësuar më shumë se dy javë më parë. Nuk mendoj se do të jetë problem. Ne jemi stërvitur mjaft dhe jemi mësuar me të, jam i sigurt se driblimet, goditjet dhe kornerët do të jenë të mira”.
“Me vuvuzelat është vështirë të përqendrohesh në fushë. Shumë lojtarë nuk i pëlqejnë ato, por ata duhet të mësohen. Ekipet që nuk kanë bërë asgjë kanë kritikuar vuvuzelat, por duhet t’i respektojmë ato. Rrallëkush i do ato, por njerëzit që i pëlqejnë, janë vetë ata që iu bien atyre”, deklaroi Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...