Rooney akuzon tifozët e Anglisë
Një ndër sulmuesit më zhgënjyes të Botërorit të sivjetmë, Wayne Rooney, ka akuzuar tifozët e Anglisë për mos mbështetje pas barazimit ndaj Algjerisë.
Gjatë edhe atyre pak rasteve jo mirë të krijuara nga Tre Luanët, futbollistët anglez në fushë ishin vërshëllyer nga tifozë anglez, ndërsa Rooney ishte një nga futbollistët më të dobët në këtë sfidë.
“Mirë t’i shihni tifozët tuaj duke ju vërshëllyer. Ja çfarë është mbështetje besnike”, theksoi Rooney i nervozuar pas takimit.
Anglia megjithatë e ka fatin në duart e veta, pasi me një fitore ndaj Sllovenisë në ndeshjen e fundit të grupit C, për të kualifikohet për në fazën e ardhshme.
Category: Afrika e Jugut 2010
0 Komente