Sandro Rosell presidenti i ri i Barcelonës

dardanmiftari | Monday, June 14, 2010 | 0 Komente

Presidenti i ri i Barcelonës, Sandro Rossell Sandro Rossell do të jetë pasuesi i Joan Laporta pasi ka dalë fitues në zgjedhjet e mbrëmshme për president të ri të Barcelonës.
Biznesmeni 46-vjeçar ka fituar bindshëm ndaj tre rivalëve të tjerë, Agusti Benedito, Marc Ingla dhe Jaume Ferrer duke marrë 61.38% të votave, më së shumti vota që ka marrë dikush në historinë e klubit, 35.021.
“Do të jem president për të gjithë. E di se kjo është një pozitë shumë e rëndësishme dhe shumë me përgjegjësi. Nuk do t’ju zhgënjej”, ka thënë Rosell pas zbulimit të rezultateve.
Rosell do të pasojë në stolin e presidentit të Barcelonës, Joan Laportan, i cili me 12-të trofe të fituar largohet si presidenti më i suksesshëm në historinë e klubit katalunas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...