Shkëmbim Ibra-Fabregas?

dardanmiftari | Thursday, June 17, 2010 | 0 Komente

Barcelona ka vendosur ta përfshijë sulmuesin Zlatan Ibrahimovic në marrëveshjen për mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, njofton El Mundo Deportivo.
Suedezi Ibrahimovic është përkufizuar si dështim në Camp Nou në sezonin e parë te Barcelona duke bërë që 69 milionë eurot e shpenzuara për të të konsiderohen të djegura.
Tani me që Arsenali ka refuzuar ofertën e parë për Fabregasin prej 35 milionë eurosh, mendohet se mënyra e vetme për të bindur Arsene Wengerin të lëshojë pe, është Zlatan Ibrahimovic, pasi që pas largimit të Adebayor në drejtim të Cityt, Arsenali ka humbur thellësinë në sulm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...