Zyrtare: Anelka përjashtohet nga kombëtarja e Francës

dardanmiftari | Saturday, June 19, 2010 | 0 Komente

Federata franceze e Futbollit (FFF), ka bërë të ditur me anë të një komunikate se ka përjashtuar nga kombëtarja sulmuesin Nicolas Anelka, për shkak te sjelljes jo të mirë ndaj trajnerit, Raymond Domenech.
Sipas informacioneve nga shtabi i kombëtares farnceze, përjashtimi vjen si pasojë e një shpërthimi të Nicolas Anelkas ndaj përzgjedhësit Raymond Domenech, në pushim të pjesës së parë në sfidën ndaj Meksikës.
Sipas France Football, në pushim të pjesës së parë në sfidën ndaj Meksikës, pranë rezultatit 0-0, mësohet se Domenech i ka thënë Nicolas Anelkas që të mos devijojë nga pozita e tij si sulmues qendror, gjë që nuk i pëlqeu Anelkas.
“Shko pa***hu me veten, ti bir i ndyrë bushtre”, u përgjigj Nicolas Anelka.
“Në rregull, do të zëvëndësohesh”, përfundoi Domenech duke e dërguar në zhveshtore Anelkan.
Sipas mediave franceze, Nicolas Anelka mund të largohet nga kampi francez në Afrikën e Jugut.
Kjo nuk është e tëra. Se futbollistëve francez u mungon edukata, e tregon fakti që William Gallas ia drejtoi gishtin e mesëm një gazetari të televizionit publik francez TF1, pasi që ky i fundit kërkoi ta intervistonte mbrojtësin francez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...