Anglia humb sponsorin

dardanmiftari | Wednesday, July 21, 2010 | 0 Komente

Anglia ka humbur sponsorin e përgjithshëm të saj, shoqërinë ndërtimore, Nationwide, ndërsa këtë hap e konfirmoi vetë kompania.
Federata Angleze duhet të kërkojë tani një sponsor të ri para ndeshjes miqësore ndaj Hungarisë më 11 gusht. Ky largim i Nationwide vjen pasi Federata Angleze refuzoi ofertën prej 20 milionë funtesh.
Anglia humbi vitin e kaluar edhe shumë partnerë të të drejtave televizive, me transmetuesin Setanta që u detyrua të largohej. Sponsorizimi i Nationwide në kombëtaren angleze përfshiu reklamimin nëpër fanella dhe bileta në të gjitha stërvitje dhe gjithashtu reklama gjatë konferencave për shtyp ashtu si edhe gjatë ndeshjeve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...