Balotelli largohet nga shoqata e futbollistëve italianë

dardanmiftari | Tuesday, July 13, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, nuk është më pjesë e Shoqatës së Futbollistëve Italianë (AIC), gjë të cilën e zbuloi agjenti i tij për shtypin të hënën.
“Ne kemi vendosur të largohemi nga AIC, ne nuk e shohim veten më si pjesë të kësaj organizate. Motivimi për këtë është i bazuar në menaxhimin e ngjarjeve të fundit të cilat ishin skandaloze, së paku jo sa i përket imigrantëve. Presidenti i FIGC, Giancarlo Abete, duhet të japë dorëheqje”, tha Raiola.
Kjo lëvizje e Balotellit nga mediumet në Apenine shihet si shenjë shumë e qartë që sulmuesi italian mund të jetë pranë largimit nga Interi.
“Kjo nuk do të thotë se Balotelli sigurt do të largohet nga Italia. Kjo varet nga Interi. Natyrisht, ne nuk mund të përjashtojmë asgjë. Në fakt, ka oferta ta mira nga Manchester Unitedi e City dhe një e ardhme në Spanjë gjithashtu nuk mund të përjashtohet”, përfundoi Raiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...