Capello të bëjë ndryshime
Menaxheri i Anglisë, Fabio Capello, pritet të largojë nga kombëtarja disa prej futbollistëve që ishin pjesë e ekipit të katastrofës së Botërorit, Afrika e Jugut 2010.
“Fabio Capello e sheh të pafalshme që lojtarët të cilët treguan mjaft kurajë në kualifikime, nuk treguan guximin e njëjtë kur duhej në Afrikën e Jugut. Ai e sheh të pafalshme kur lojtarëve u mungon karakteri në fushë. Kjo është ajo që ai beson se ndodhi në Kampionat Botëror”.
“Ai do të përkujdeset që kjo të mos ndodhë më kurrë. Kjo është arsyeja pse do të ketë ndryshime, ndoshta më shumë se sa mendojnë njerëzit”, theksoi një burim për Mail on Sunday.
Nën ‘sëpatën’ e Capellos pritet që të hyjnë veteranët, duke përfshirë John Terryn, David James, Emile Heskey dhe Ledley King.
Category: Afrika e Jugut 2010

0 Komente