Del Bosque ka frikë nga Holanda

dardanmiftari | Saturday, July 10, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, është mjaft i brengosur për kundërshtarin e finales, Holandën, për të cilin mendon se ka shumë të talentuar më vete.
“Ata janë të ngjashëm si ne, lojtarë me teknikë të mrekullueshme në mesfushë. Lojtarë të cilësisë së lartë, shumë të shpejtë, të cilët nuk improvizojnë ashtu si ne, por luajnë një lojë më të rrezikshme dhe më të drejtpërdrejtë. Një ekip shumë i rrezikshëm”.
“Nuk e di se si do të reagoj. Këto janë gjëra spontane, të pre-fabrikuara dhe unë kënaqem në vete sa herë shënojmë gol. Nuk jam i njohur për shprehje të emocioneve nga jashtë”, deklaroi Del Bosque.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...