Del Bosque përgëzon lojtarët

dardanmiftari | Wednesday, July 07, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque, pasi shkroi historinë me ekipin kombëtar spanjoll, ka përgëzuar lojtarët për paraqitjen që sipas tij ishte ‘fenomenale’.
“Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme. Më duhet të përgëzoj të gjithë lojtarët të cilët kanë qenë të saktë në mbrojtje dhe në sulm. Ishte një ndeshje prej djalli”.
“Holanda? Ata përfaqësojnë një shkollë të shkëlqyer të futbollit holandez. Unë shpresoj se ne mund ta gjejmë lehtë veten me topin dhe më pas të luajmë me karakteristikat personale. Do të dua t’i falënderoj të gjithë…të gjithë tifozët. Ky është një burim enorm i kënaqësisë për të gjithë ne”, deklaroi Del Bosque.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...