Del Bosque uron lojtarët

dardanmiftari | Monday, July 12, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, ua ka dedikuar Kupën e Botës futbollistëve të tij, të cilët arritën të mposhtin Holandën vetëm pas vazhdimeve.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por lojtarët tanë ishin fantastikë. Ata e fituan atë për herë të parë. Është e vërtetë që Holanda pati rastet për të shënuar, por ne kemi pasur katër raste të pastra”.
“Ne u kemi borxh atyre gjithçka, këtyre lojtarëve të mëdhenj. Ne i kemi pasur 50 ditë pa asnjë incident, unë ndjehem krenar me lojtarët e mi. Ata gjithashtu e dinë dhe janë të vetëdijshëm se kjo që është arritur, është bërë nga një grup me plotë vlera. Kjo është e pavlerësueshme për Spanjën. Është një ditë e lumtur për të gjithë popullin spanjoll”, ka thënë Del Bosque menjëherë pas takimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...