Di Maria dëshiron shumë trofe me Realin

dardanmiftari | Wednesday, July 07, 2010 | 0 Komente

Anësori i ri i Real Madridit, Angel di Maria, ka zbritur mbrëmë në Spanjë për të filluar karrierën e tij me klubin mbretëror.
Ish-anësori i Benficas po ashtu ka thënë se spekulimet e vazhdueshme rreth të ardhmes mund të kenë ndikuar në paraqitjen e tij për kombëtaren e Argjentinës, por tashmë ai ka kthyer shikimin kah Reali.
“Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu. Shpresoj të fitoj shumë trofe me Realin e Madridit”, ka thënë Di Maria me të arritur në aeroport.
I pyetur nëse thashethemet e transferimit kanë ndikuar në formën e tij në Kupën Botërore, Di Maria ka shtuar: “Ndoshta, por jam i etur të arrij sukses këtu dhe të zhvillohem si lojtar”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...