Eduardo afër kalimit në Shakhtar
Klubi ukrainas Shakhtar Donetsk raportohet se është shumë afër nënshkrimit me sulmuesin e Arsenalit, Eduardo, për një shumë rreth 6 milionë funte.
Braziliani me nënshtetësi kroate është në rrugë drejt largimit nga Emirates Stadium dhe dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve me Shakhtar. Klubi ukrainas raportohet se do t’i ofrojë atij 50 mijë funte në javë, që është një shumë e lartë për t’u refuzuar nga lojtari.
Eduardo ka dështuar të gjejë veten në Arsenal pas lëndimit të tij dy sezone më parë, dhe me Topçinjtë që e kanë forcuar sulmin, Wenger mund të jetë i gatshëm ta shesë 27-vjeçarin.
Category: Futboll
0 Komente