Fabiano: Dunga, trajneri më i mirë
Luis Fabiano ishte mjaft i zhgënjyer me eliminimin nga Botërori, por pranoi se ishin befasuar nga Holanda, duke shtuar njëherësh se Dunga ka qenë trajneri më i mirë që ka pasur ndonjëherë.
“Ne ishim befasuar në pjesën e dytë. Ne bëmë disa gabime, të cilat janë normale në futboll. Ne duhet të jemi kryelartë, pasi e fituam grupin. Por, jeta vazhdon. Futbolli është i tillë. Ne ishim befasuar në pjesën e dytë”.
“Ekipi tentoi, por fatkeqësisht stili jonë i lojës u neutralizua nga kundërshtari. Në pjesën e dytë ata ishin shumë agresivë dhe mendoj se gjyqtari e ndërpreu shumë shpesh ndeshjen. Trajneri e sheh ndeshjen nga jashtë dhe ai e di më mirë. Unë dua ta falënderoj Dungan, pasi që ai është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Një, që ka pasur besimin më të madh në mua. Më duhet t’i pranoj vendimet e tij”, ka thënë Fabiano.
Category: Futboll

0 Komente