Fabregas: Kemi ende punë

dardanmiftari | Sunday, July 04, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Spanjës, Cesc Fabregas, ka thënë se Spanja pa arritur në finale, nuk mund të thotë se ka arritur diçka.
“Më bën të ndjehem mirë, por asgjë nuk ka përfunduar ende. Ne e dimë se arritja në gjysmëfinale në fund të ditës nuk është asgjë nëse nuk arrin në finale. Ne jemi të kënaqur sepse ishte ndeshje e vështirë, por ne vetëm duam të përmirësohemi dhe të kualifikohemi në finale”, tha Fabregas.
“Gjermania? Ne e kemi shikuar ndeshjen ndaj Argjentinës dhe ata luajtën vërtet mirë. Do të jetë e vështirë, sepse unë mendoj se ata janë një nga ekipet më të forta të këtij kampionati. Ne vetëm duhet të luajmë lojën tonë më të mirë dhe të jemi në elementin tonë pozitiv për t’i mposhtur”, ka thënë Fabregas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...