Ferguson: Nuk kam bërë ofertë për Sneijder

dardanmiftari | Sunday, July 11, 2010 | 0 Komente

Bosi i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka mohuar kategorikisht spekulimet dhe pohimet se ai ka bërë ofertë për mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder.
Massimo Moratti javë më parë kishte pohuar se United kishte bërë ofertë për Sneijderin dhe se ai e kishte refuzuar atë. Tani ka dalë në skenë Sir Alex Ferguson që për Mail on Sunday mohoi këto raporte.
“Nuk e di se nga kanë ardhur këto spekulime për Sneijder. Si mund të më ketë refuzuar dikush ende pa i bërë ofertën? Unë besoj se skuadra është shumë më e fortë se sezonin e kaluar me lojtarët, me lojtarët e rinj që kanë fituar përvojë”, tha Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...