FIFA, e gatshme për ndryshime
FIFA ka zbuluar se ky do të jetë Botërori i fundit që është luajtur nën sistemin ekzistues të referimit.
FIFA ka hasur në kritika të mëdha për mos efikasitet të gjyqtarëve dhe gabimeve skandaloze të tyre, që si pasojë pati eliminimin e disa kombëtareve. Aktualisht, FIFA e mohon përdorimin e teknologjisë, por organi më i lartë i futbollit, ka vendosur që të bëhen ndryshime dhe që në fushë të mos jenë vetëm gjyqtari kryesor, asistentët dhe ai i katërti. Shqyrtohet mundësia edhe e dy gjyqtarëve shtesë prapa golave.
“Ne po flasim për një gol që nuk mund të shihet nga gjyqtari dhe kjo është arsyeja pse po flasim dhe për teknologjinë. Por, të shohim, nëse edhe katër sy shtesë prapa golave do t’i ndihmojnë gjyqtarit kryesor, atëherë, pse jo? Unë do të thosha që ky është Botërori i fundit me këtë sistem referimi”, ka thënë Jerome Valcke, sekretari i përgjithshëm i FIFA-s.
Category: Afrika e Jugut 2010

0 Komente