Forlan dhe Muller, më të mirët e Botërorit

dardanmiftari | Monday, July 12, 2010 | 0 Komente

Pas triumfit të Spanjës në Botërorin, Afrika e Jugut 2010, u ndanë dhe çmimet për futbollistët më të mirë të Botërorit, që befasisht për protagonistë nuk patën futbollistët pjesëmarrës të finales.
Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, është shpallur futbollisti më i mirë i Kampionatit Botëror, duke mposhtur kështu për këtë çmimin edhe Wesley Sneijderin edhe David Villan.
Nga ana tjetër, Thomas Muller befasoi të gjithë kur me pesë golat dhe tre asistimet e tij e fitoi Këpucën e Artë të Botërorit, si golashënuesi më i mirë, duke mposhtur edhe një herë Sneijderin dhe Villan.
Muller gjithashtu e fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të ri të këtij Botërori, pas paraqitjeve mbresëlënëse, duke lënë prapa Andre Ayew të Ganës dhe Giovanni Dos Santosin e Meksikës.
Iker Casillasit iu nda çmimi Doreza e Artë, për intervenimet e tija vendimtare në finale, ndërsa Spanja gjithashtu u shpall ekipi më fair-play i këtij Kampionati Botëror.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...