Hodgson i kënaqur me qëndrimin e Gerrard

dardanmiftari | Wednesday, July 21, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, është shprehur mjaft i kënaqur me gatishmërinë e Steven Gerrard që të qëndrojë në Anfield.
“Është një lajm i mirë ky. Nuk ka njeri në Liverpool sot që nuk është i kënaqur të dëgjojë këtë. Unë jam vërtetë i kënaqur për këtë sepse unë kam repsekt të madh për Steven Gerrard. Ai është një lojtar që vërtet mezi priti t’ia nisë punës me mua. Tani duket që kjo u shpreh dhe me gatishmërinë e tij për të qëndruar”.
“Kjo është padyshim një shtysë e madhe. Do të jetë një sezon i vështirë, me shumë ndeshje dhe zhgënjimi i sezonit të kaluar do të na japë pesimizëm, por është shumë mirë që lojtarët tanë do të qëndrojnë në klub. Shpresojmë që me transferimin e Joe Cole dhe nëse jemi me fat me një ose dy transferime tjera, do t’i japim shtysë skuadrës, ne do të hyjmë në sezonin e ri, më të fortë në letër sesa sezonin e kaluar”, ka thënë Hodgson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...