I pranohet goli Sneijderit
Organi më i lartë i futbollit, FIFA, ka pranuar golin e parë të shënuar nga Sneijder, që në fillim zyrtarisht u shkrua si autogol i Felipe Melos dhe duke çuar njëherit numrin e golave të mesfushorit Sneijder në katër pas këtij takimi.
“Goditjet të cilat janë në kornizë të portës dhe të cilat vijnë nga një mbrojtës, apo një goditje që kthehet nga portieri dhe preket nga mbrojtësi, konsiderohet si autogol, por FIFA ka vendosur që ta pranojë golin e Sneijderit”.
“Për këtë arsye, Wesley Sneijder tani ka katër gola në këtë Botëror, duke u barazuar me Gonzalo Higuain, Robert Vittek, Thomas Muller dhe Miroslav Klose, të gjithë këta në krye të listës së golashënuesve”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga FIFA.
Category: Afrika e Jugut 2010

0 Komente