Iniesta pa fjalë pas triumfit

dardanmiftari | Monday, July 12, 2010 | 0 Komente

Heroi i Spanjës, Andres Iniesta, ia ka dedikuar golin e tij futbollistit të vdekur vitin e kaluar në Itali, mbrojtësit të Espanyolit, Dani Jarque, për të cilin nën fanellë shkroi “Dani Jarque është gjithmonë me ne”.
“Mënyra se si ndodhi, ne dhamë gjithçka. Të fitojmë Botërorin, vërtetë nuk kam fjalë për ta përshkruar atë”.
“Ky është gol për Dani Jarquen, për familjen time, për gjithë popullin e Spanjës. Është një rezultat i punës së madhe për një kohë të gjatë dhe me disa momente të vështira”, tha Iniesta.
“Sa për oktopodin (Paul), çfarë mund të them? Ai fitoi. Oktopodi do të jetë shumë i famshëm në Spanjë”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...