Interi në garë për Evran

dardanmiftari | Wednesday, July 21, 2010 | 0 Komente

Interi do të rivalizojë Real Madridin në garën për transferimin e mbrojtësit problematik të Manchester Unitedit, Patrice Evra.
Sipas Gazzetta dello Sport, Evra e ka vënë në shitje shtëpinë e tij në Mançester, pasi kërkon një sfidë të re pas katër sezoneve plot sukses në Old Trafford.
Ferguson i ka dhënë francezit mjaft kohë për të pushuar pas skandaleve në kombëtaren e tij, por mediat italiane thonë se është duke u negociuar një transferim i Evras te trekampioni.
Nga ana tjetër, thuhet se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e sheh Evran si alternativë të mirë nëse dështon transferimi i Ashley Cole.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...