Krkic: Reali nuk mund t’i merr më të mirët, sepse ata janë te Barca

dardanmiftari | Wednesday, July 21, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, Bojan Krkic, ka ndezur rivalitetin mes Barcelonës dhe Real Madridit në prag të fillimit të sezonit të ri dhe në mes të afatit kalimtar veror, duke thënë se Real Madridi nuk mund të transferojë futbollistët më të mirë të globit, pasi që ata janë te Barcelona.
“Me transferimin e Mourinhos, Reali do të fitojë më shumë ndeshje dhe pikë se sezonin e kaluar. Ai është një trajner i mirë që kërkon punë edhe pse sezonin e kaluar Reali pati mjaft sukses. Ky sezon do të jetë në vijë të njëjtë”, ka thënë Krkic.
Ndërkohë, sa i përket transferimeve të Los Blancos, sulmuesi blaugran është shprehur: “Real Madridi nuk mund t’i transferojë lojtarët më të mirë sepse ata janë te Barcelona”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...