Loew: Spanja favorite për ta fituar KB
Gjermania do të përballet me Spanjën sonte me fillim nga ora 20:30 në supersfidën gjysmëfinale, ndërsa për të ftohur atmosferën e nxehtë të krijuar nga lojtarët e të dy taboreve, u përkujdes Joachim Loew që si favorit personal për ta fituar Kampionatin Botëror e ka kundërshtarin e sotëm, Spanjën.
"Nuk mendoj se ne duhet ta ndryshojmë mënyrën e lojës, e cila ka qenë e suksesshme deri tani. Ju duhet ta detyroni ekipin e Spanjës të bëjë gabime sepse ata vetë rrallë bëjnë ndonjë. Ata kanë shumë besim në mënyrën se si luajnë, kështu që ne duhet t'u bëjmë atyre probleme. Nëse jemi pasivë nuk do të na ndihmojë në këtë ndeshje".
"Ne nuk po flasim për titullin, ose për ta fituar Botërorin. Ne po flasim tani për të fituar në një gjysmëfinale dhe për të shkuar në finale, shkojmë hap pas hapi. Spanja do të jetë e vështirë, por ata janë favoritët e mi për të fituar. Kur ta kemi tejkaluar këtë pengesë, atëherë ne mund të fillojmë të flasim për titullin. Ne ende kemi qëllime me rëndësi para nesh. Të jemi të kënaqur me atë që kemi arritur deri tani nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të shikojmë përpara në ndeshjen tonë ndaj Spanjës, ne duhet ta fitojmë atë ndeshje për të arritur në finale", ka thënë Loew për FIFA.com.
Category: Afrika e Jugut 2010

0 Komente