Mandela nën presion për finale

dardanmiftari | Sunday, July 11, 2010 | 0 Komente

Mandla Mandela, nipi i Nelson Mandelas, ka deklaruar se FIFA ka bërë presion të madh në gjyshin e tij, për të marrë pjesë në finalen e Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Mandela pritet që t’ia dorëzojë trofeun e Kupës së Botës skuadrës fituese, por ai ende nuk ka marrë ndonjë vendim se a do të marrë pjesë, pasi që duhet të respektojë dhe traditat e familjes pas vdekjes së stërmbesës, Zenani Mandela.
“Familja vërtet ka hequr dorë nga shumë aktivitete, pasi që jemi në zi për Zenanin. Kështu, ne kemi pasur shumë presion nga FIFA që kërkon që gjyshi im të jetë prezent në finale. Por, mendoj se vendimin pritet ta marrë ai, se si zgjohet në mëngjes, si ndjehet, çfarë thotë stafi i tij mjekësor, ashtu si familja e tij”.
“Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter,dëshiron që gjyshi im të jetë prezent në finale. Mendoj se njerëzit duhet të kuptojmë traditat e familjes dhe të kuptojnë humbjen që kemi pasur në familje, pasi që jemi në zi dhe për mua kjo është një arsye e madhe. Fokusi i tyre është që ta kenë ikonën e botës në stadium dhe as që u interesojnë traditat tona si njerëz dhe si familje”, tha Mandla Mandela.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...