Maradona: Kam respekt, por nuk kam frikë

dardanmiftari | Saturday, July 03, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Armando Maradona, u shpreh të jetë i sigurt se do të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit të sivjetmë, por ka shtuar se ai brengoset për gjendjen e Messit, përkundër faktit se ai do të luajë ndaj Gjermanisë.
“Unë kurrë nuk kam pasur dyshime në pjesëmarrjen e Messit ndaj Gjermanisë, por jam paksa i brengosur për të. Nuk do ta ndryshoj ekipin. Unë i respektoj të gjithë, por nuk i frikësohem askujt. Unë ndjehem shumë mirë. Mendoj se nesër do të luajmë një ndeshje të madhe dhe do të kualifikohemi në rrethin tjetër”.
I pyetur nëse Argjentina dhe Gjermania kanë përfituar nga gabimet e gjyqtarëve në 1/8 e finales, Maradona u përgjigj, “Anglia e fitoi Botërorin në vitin 1966 me një gol që nuk ishte gol. Sidoqoftë, duhet thënë se arbitri në ndeshjen Spanjë-Portugali ishte i tmerrshëm. Pa teknologji, ne do të shohim gabimet e njëjta të përsëriten si në Angli-Gjermani”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...