Maradona rinovon javën e ardhshme

dardanmiftari | Wednesday, July 21, 2010 | 0 Komente

Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) pritet që së shpejti t’ia ofrojë përzgjedhësit aktual, Diego Armando Maradona, një kontratë të re katërvjeçare, të cilën ‘el Pibe de Oro’ pritet ta nënshkruajë javën e ardhshme.
“Maradona më telefonoi dhe më tha se dëshiron të japë dorëheqje, ndërsa unë i thashë se dua që të shoh futboll dhe jo softboll, kurse përgjigja e tij ishte: ‘unë do të paguaj për të gjitha’”, theksoi Grondona, presidenti i AFA para emisionit Alo Presidente.
Sipas spekulimeve nga Argjentina, Maradona tani është gati t’ia kushtojë të ardhmen kombëtares argjentinase, ashtu që pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...