Megjithatë, Fabregas i gatshëm për Gjermaninë
Dyshimet se Cesc Fabregas ka dëmtuar ashtin e tij dhe se nuk do të mund të paraqitej në duelin historik ndaj Gjermanisë të mërkurën, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF), e cila ka konfirmuar se Cesc do të luajë në gjysmëfinale.
“Testet kanë përjashtuar çdo lëndim në asht, kështu që lojtari do të jetë i gatshëm për Gjermaninë. Ai do të luajë ndaj Gjermanisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar në FIFA nga RFEF.
Fabregas pritet të përfshihet në formacionin startues të Spanjës, për shkak të formës së dobët të treguar nga sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres.
Category: Afrika e Jugut 2010

0 Komente