Nadal qau si fëmijë

dardanmiftari | Monday, July 12, 2010 | 0 Komente

Tenisti numër një në botë, spanjolli Rafael Nadal, ka pohuar se ka qarë si fëmijë pas triumfit të Spanjës ndaj Holandës, me ç’rast iberikët e fituan titullin e parë në histori të tyre.
“Unë qava si një djalë i vogël. Ne duhet të festojmë për tërë vitin, sepse është e pabesueshme. Është shumë e vështirë ta përsërisim këtë. Do të jetë shumë mirë në shtëpi. Paramendoni, unë i kam shikuar gjysmëfinalet në Mallorca dhe u ndjeva shumë mirë. I gjithë vendi duhet të jetë shumë krenarë”, tha Nadal.
Nadal ishte i pranishëm në stadiumin Johannesburg Soccer City, ku dhe e përjetoi në mënyrë të drejtpërdrejtë triumfin e Spanjës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...