Pandev: Interi mund t’i mbrojë titujt

dardanmiftari | Tuesday, July 13, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Interit, Goran Pandev, ka pohuar se skuadra e tij është në gjendje ta mbrojë tripletën e fituar sezonin e kaluar nën drejtimin e Jose Mourinhos.
“Ne jemi duke e filluar sezonin e ri dhe do të tentojmë të mbrojmë atë që kemi fituar vitin e kaluar me gjithë forcën tonë”.
“Ne e dimë se do të jetë e vështirë, por do të tentojmë. Vitin e kaluar kur e vesha fanellën e Interit, gjeta bashkëlojtarë të mirë disa prej të cilëve ishin kampionë dhe të cilët kishin synim primar, ndërsa ne mund të vazhdojmë duke fituar”, ka thënë Pandev për Ansa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...