Pellegrini: Reali gaboi kur shiti Sneijder dhe Robben

dardanmiftari | Monday, July 19, 2010 | 0 Komente

Manuel Pellegrini ka pohuar qëndrimin e tij se Reali i Madridit kurrë nuk është dashur t’i shesë yjet si Arjen Robben dhe Wesley Sneijder verën e kaluar.
Të dy kishin një sezon të suksesshëm me Bayern Munichun dhe Interin, duke fituar trofetë vendorë para se të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve dhe të luajnë së bashku në finalen e Kupës së Botës.
“Florentino Perez shiti lojtarë të cilët unë i konsideroja të rëndësishëm. Ne kishim mendime të ndryshime sa i takon ndërtimit të ekipit. Ne nuk e fituam Ligën e Kampionëve pasi nuk kishim një ekip mirë të strukturuar, për të qenë në gjendje ta fitojë atë”, ka thënë Pellegrini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...