Redknapp dëshiron Dos Santos të qëndrojë në Tottenham
Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, beson se sulmuesi meksikan Giovani Dos Santos ende ka të ardhme në White Hart Lane.
Meksikani ka dështuar të rehatohet në Angli pasi nënshkroi nga Barcelona. Por, pas huazimit në Ipswich Town dhe Galatasay, karriera e tij duket se do të rikthehet në White Hart Lane.
“Ai ka aftësi fantastike. Por, përnjëherë ai ishte vonë çdo të hëne në mëngjes. Mbase qëndronte vonë në Barcelona duke u argëtuar diku”.
“Ai ka pasur një paraqitje të shkëlqyeshme në Kupën Botërore. Nëse shtrëngohet këtë vit ai do të jetë lojtar i klasit. Ai është një çun i mirë dhe shpresoj ta mbajë kokën në tokë dhe të kryejë si duhet punën e tij”, ka thënë Redknapp për Talksport.
Category: Futboll

0 Komente