Ronaldinho largohet, Ibra në sulm?
Shpresat që Ronaldinho të qëndrojë te Milani dita ditës janë duke u zvogëluar, sidomos pas deklaratës së presidentes së Flamengos që tha se Ronaldinho dëshiron t’i bashkohet klubit brazilian, duke mos u lënë zgjidhje tjetër italianëve, pos të kërkojnë sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.
Il Corriere dello Sport pohon se Flamengo ka negociuar vazhdimisht me agjentin e Ronaldinhos, Roberto de Assis, ndërsa nga ana tjetër vetë presidentja e Flamengos konfirmoi negociatat, duke bërë të qartë se braziliani do të largohet nga Milani.
Nuk është i fshehtë admirimi që kanë zyrtarët e Milanit për sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic, por Adriano Galliani kohë më parë tha se Ibra është shumë i shtrenjtë.
Spekulohet për një marrëveshje katërvjeçare të pagesës së çmimit për Ibrën, i cili medoemos duhet të pranojë zbritje enorme të pagës, gjithë kjo për shkak të vështirësive financiare të Milanit.
Category: Futboll
0 Komente