Ronaldinho mungon vetëm një javë
Milani ka hequr dyshimet për një mungesë të mundshme më afatgjate të Ronaldinhos, pasi ky i fundit pësoi një lëndim muskulor në stërvitje.
“Milani dëshiron të njoftojë se Ronaldinho pësoi një zgjatje të bicepsit të femurit të majtë. Lojtari nuk do të jetë i gatshëm për Emirates Cup dhe parashikimi është për shtatë ditë”, shkruan në komunikatën e klubit nga San Siro.
Të shtunën Milani e zhvillon ndeshjen ndaj Arsenalit në kuadër të Emirates Cup në stadiumin Emirates të Londrës.
Category: Futboll
0 Komente