Ronaldinho shumë pranë largimit

dardanmiftari | Monday, July 19, 2010 | 0 Komente

Ronaldinho është më shumë se kurrë pranë largimit nga Milani, pasi sipas mediave italiane ai me të ardhur në Itali pritet të bisedojë me drejtuesit e Milanit për një largim të tijin.
Sipas Il Corriere dello Sport, Ronaldinho është vonuar në Milanello për një ditë të tërë, për shkak se vendosi të shkonte në një festë të një diskoteke në Rio de Janeiro. Kjo gjë shkaktoi dhe vonesën e tij, e që natyrisht ka zgjuar spekulime.
Ronaldinho do të aterojë në Malpensa me dy oferta, një nga LA Galaxy dhe një nga Flamengo, por pa përfshirë ndonjë kompensim për Milanin. Nga ana tjetër, këta të fundit kërkojnë 10 milionë euro për mjeshtrin brazilian. Tani thuhet se Milani po kërkon klube të pasura në Ukrainë dhe Rusi që janë të interesuara për Dinhon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...