Shearer: Spanja është më e mira

dardanmiftari | Monday, July 12, 2010 | 0 Komente

Legjenda e Newcastle United dhe e kombëtares angleze, Alan Shearer, thotë se Spanja meritoi ta fitojë Kupën Botërore.
Spanjollët mbrëmë u shpallën kampionë bote pasi mposhtën Holandën falë një goli të shënuar nga mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, në kohën shtesë të takimit.
“Është një futboll fitues. Spanja është ekipi më i mirë me lojtarët më të mirë. Iniesta, Xavi, Villa dhe portieri dhe kapiteni i tyre Casillas, kanë gjithçka. Mënyra se si Iniesta e kontrollon topin është e pabesueshme – ai duhet të ketë magnet në të dy këmbët”, ka thënë Shearer.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...