Sneijder: Anglisë i duhet Mourinho

dardanmiftari | Sunday, July 11, 2010 | 0 Komente

Mesfushori holandez, Wesley Sneijder, ka deklaruar se nëse Anglia e ka ndërmend të shpëtojë nga dështimet e ardhshme në rangun ndërkombëtar, atëherë duhet të mendojë se si ta bëjë Jose Mourinhon përzgjedhës të Tre Luanëve.
“Jose Mourinho është një djalosh i sinqertë dhe nëse e pyesni se cili futboll e kënaq më së shumti, ai do t’iu thotë se është Liga Premier. Një ditë, ai do të kthehet në Ligën Premier dhe kur të kthehet, Federata Angleze e Futbollit (FA) duhet të bëjë gjithçka në mundësitë e veta për ta bindur atë ta drejtojë edhe Anglinë”.
“Cilësia e Ligës Premier nuk mund të vihet në pikëpyetje, por shuma e parave që shpenzohet atje mund të shkaktojë probleme për kombëtaren angleze. Shumica e ekipeve mund të shpenzojnë në transferimin e lojtarëve të dëshmuar, ata nuk kanë nevojë të prodhojnë lojtarë, ashtu siç bëjmë ne në Holandë”, deklaroi Sneijder.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...