Sneijder: E humba titullin e katërt
Mesfushori i Holandës, Wesley Sneijder, ishte i prekur thellë nga zhgënjimi pas takimit final ndaj Spanjës, ku “Sneijd’Or” ka pranuar se e ka humbur titullin e katërt këtë sezon.
“Unë fitova tre tituj këtë sezon dhe e humba të katërtin. Është vërtetë e rëndë kjo, por ne mund të jemi krenarë me të arriturat tona. Ne vetëm e humbëm finalen e Botërorit”, tha Sneijder.
Sneijder ishte tejet i hidhëruar në arbitrin anglez Howard Webb, i cili nuk e përjashtoi Andres Iniestan për një simulim dhe goditje me qëllim në Mark van Bommelin.
Category: Afrika e Jugut 2010
0 Komente