Tabarez: Edhe Holanda ka dobësi
Përzgjedhësi i Uruguait, Oscar Tabarez, ka deklaruar se ai e njeh mirë fuqinë që ka Holanda, por njëherit ka precizuar se nuk ka ekip që nuk ka dobësi dhe që nuk mund të mposhtet.
“Holandezët nuk dinë të luajnë futboll pa sulmuar dhe ky ekip di ta bëjë vetëm këtë, shtojini pak efektivitet në mbrojtje dhe ky është realiteti. Robben është lojtar i madh, shumë i shpejtë dhe ka një shtrirje të gjerë, duke e bërë të vështirë ta mbulosh. Ata janë superiorë për ne si ekip kolektiv në sensin e posedimit të topit, por në kurset e trajnerëve dhe doracakë të tjerë thuhet se ka mënyra se si të mposhten ekipet më të forta”.
“Ne do të tentojmë t’i zbulojmë dobësitë e tyre, sepse edhe ekipet më të mira i kanë ato. Disfata është mundësi, por askush nuk e di çfarë do të ndodhë. Nëse nuk do të kishim pasur ëndrra, nuk do të kishim qenë këtu”, deklaroi Tabarez.
Category: Afrika e Jugut 2010

0 Komente