Tassotti: Balotelli? Kush nuk e do atë?

dardanmiftari | Wednesday, July 07, 2010 | 0 Komente

Zëvendëstrajneri i Milanit, Mauro Tassotti, ka deklaruar hapur dëshirën e tij për të transferuar sulmuesin e talentuar të Interit, Mario Balotelli, për të cilin kohëve të fundit ka pasur spekulime të shumta.
“Balotelli? Kush nuk e do atë…?”, ka thënë Tassotti i intervistuar nga La Gazzetta dello Sport.
Në adresë të Interit sipas agjentit Mino Raiola, për Balotellin ka ardhur një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Manchester City, por që u refuzua menjëherë nga hierarkia Nerazzure. Garës për të i janë bashkuar edhe Manchester City dhe Manchester United.
Tassotti e përfundoi deklaratën e tij duke garantuar qëndrimin në San Siro të Ronaldinhos dhe Gennaro Gattusos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...