United, të ofrojë 30 milionë për Fabianon

dardanmiftari | Wednesday, July 07, 2010 | 0 Komente

Sipas The Mirror, Manchester United do të duhet të ofrojë 30 milionë funte nëse dëshiron ta transferojë sulmuesin brazilian, Luis Fabiano.
Ishte vetë Fabiano ai që kohë më parë kishte deklaruar se do të ishte ëndërr të luante me në krah Wayne Rooneyn, por ai këmbënguli se është i lumtur në Sevilla. Përkundër faktit se ka edhe një vit në kontratën e tij, presidenti i Sevillës, Jose Maria Del Nido, nuk ka ndërmend ta shesë Fabianon për një çmim të ulët.
"Unë e shoh Fabianon duke qëndruar. Deri tani nuk kemi asgjë në tavolinë, por ne nuk duam të refuzojmë oferta qesharake", është kjo deklaratë e Del Nidos ajo që e bën The Mirror të spekulojë se United do të duhet të shpenzojë nëse mendon ta transferojë brazilianin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...